Liria, përkatësisht reparti i sulmit do të jetë më i fortë, në ndeshjen me ekipin e Gjilanit.
Shënuesi më i mirë, Artur Magani, që pushoi shkaku i kartonëve, të shtunën pritet t’i prijë sulmit të Lirisë. “Jam i gatshëm të ndihmojë shokët nëse do të jem në përbërje. Premtoj angazhim maksimal dhe fitore”, tha ai.
Ndeshja, Liria-Gjilani, luhet të shtunën në Prizren, në ora 16.00