Mahnitëse: Shpëtohet qeni që mbeti i ngujuar në bunar të thellë në Deçan
Gjatë ditës së djeshme është shpëtuar një qen në Deçan i cili kishte mbetur i ngujuar në një bunar me thellësi 13 metra.
Ky qen është shpëtuar nga ekipet e zjarrfikësve, këtë e bëri te ditur njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti përmes një postimi në Facebook.
Dje, zjarrfikësit në komunën e Deçanit, bën një gjest fisnik, ashtu siç edhe e kanë profesionin e tyre.
Ata shpëtuan një qen që kishte mbetur i ngujuar në një bunar të thellë rreth 13 metra.
Zjarrfikësit përveç anës humane, dje treguan edhe profesionalizmin e tyre në punën që e kryejnë në Kosovë. Gjithmonë të gatshëm jo vetëm për shpëtimin e jetës së njerëzve dhe pronave të tyre, por kur është nevoja duke i dalë në ndihmë edhe botës shtazore, madje shpesh herë duke rrezikuar edhe jetën e tyre.
Këtë, dje, ata ua dëshmuan të gjithëve.
Ju lumtë.