25-04-2024

Mali i Zi s’merr pjesë në festivalin “EUROVISION”

Mali i Zi nuk do të marr pjesë në festivalin evropian të muzikës, i njohur më mirë si Eurosong.

Portali kushtuar kësaj ngjarjeje ESC Today raporton se është konfirmuar se nuk do të ketë përfaqësues malazezë në garën e ardhshme të ngjarjes muzikore, e cila do të mbahet vitin e ardhshëm në qytetin holandez të Roterdamit.

Gara e famshme duhej të mbahej këtë vit, por si shumë ngjarje dhe festivale të tjera të ngjashme, ai u shty për një tjetër për shkak të pandemisë globale të coronavirusit.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë arsyetim nga pala e Malit të Zi, por raportohet se malazezët janë të zhgënjyer me rezultatet e pjesëmarrësve të gjertanishëm dhe kjo ka shtyrë që të mos garojnë.

Pos fqinjëve tanë, edhe pesë shtete të tjera e kanë konfirmuar se nuk do të marrin pjesë në festival, duke përfshirë Bosnja dhe Hercegovinën, Andorrën, Luksemburgun, Sllovakinë dhe Monacon.

Netët gjysmëfinale të Eurovision do të mbahen më 18 dhe 20 maj, ndërsa finalet janë planifikuar për 22 maj në Ahoja Arena në Roterdam të Holandës.

Lexo edhe:

Asnjë koment

Comments are closed.