23-11-2024

Malisheva mbështet Programin Nacional për Rininë

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, ka vizituar Komunën e Malishevës, ku është nga kryetari i kësaj komune Ragip Begaj, me ç’rast nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për realizimin e Programit Nacional për Rininë.

Ky bashkëpunim ka për qëllim asistimin e ndërsjellë për implementimin e Programin Nacional për Rininë si dhe aranzhimin e përbashkët të aktiviteteve që kanë për synim promovimin e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimin kritik dhe sportit.

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport Rexhep Hoti, tha se për realizimin e këtij programi rol kyç kanë udhëheqësit komunal, prandaj e falënderoi kryetarin Begaj për mbështetjen e pakursyer të tij.

“Programit Nacional për Rininë është hartuar për të gjithë nxënësit e Kosovës të nivelit fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë. Realizimi i këtij programi do të ndikojë në rritjen e cilësisë së fushën e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe sportit, prandaj e vlerësoj shumë gatishmërinë e kryetarit Begaj për bashkëpunimin”, tha Koordinatori Hoti.

Ndërsa, Kryetari i Malishevës Ragip Begaj, tha se një program i tillë i është dashur që prej kohësh  nxënësve të Kosovës dhe tha se e mbështet në të gjitha aspektet implementimin e tij.

“Programi Nacional për Rininë është një projekt që do të mirëpritet edhe nga nxënësit, sepse një i tillë i është dashur që moti vendit tonë. Duke e parë se sa i rëndësishëm është ky program, unë si kryetar i Malishevës ofroj të gjithë mbështetjen e nevojshme për realizimin e tij”, tha ndër të tjera Kryetari Begaj.

Koordinatori Hoti në këtë takim ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Azem Guri i cili tha se me këtë program do të avancohen vlerësimet e jashtme.

“Program Nacional ka një shtrirje  të gjerë, që përfshinë prindërit, shkollat përkatësisht mësimdhënësit e drejtoritë e Arsimit. Ministria e Arsimit përmes këtij programi synon që të ndikojë në avancimin e cilësisë nga vlerësimet e jashtme që bëhet për klasat e pesta, Testit të Arritshmërisë dhe atij të Maturës. Gjithsesi do të ndikojë edhe në avancimet e rezultateve të Testit PISA”, tha Guri./rtk

Asnjë koment

Comments are closed.