24-11-2024

Malisheva planifikon 8 për qind buxhet më të lartë vitin e ardhshëm

Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, e drejtuar nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Drejtori për Buxhet dhe Financa (DEF), i ka njoftuar drejtorët komunal, me Qarkoren e parë buxhetore, për hartimin e buxhetit 2020-2022. Bazuar në këtë qarkore, buxheti për vitin 2020, pritet të jetë 8 për qind më lartë se buxheti i këtij viti.

Në kumtesën e zyrës për shtyp të Komunës, thuhet se gjatë raportimit të tij, drejtori i DEF-it, Valon Mazreku, ka deklaruar se buxheti për vitin 2020, do të jetë për 8 për qind, më lartë se buxheti i vitit aktual, apo 1.2 milion euro, më shumë.

“Buxheti për vitin 2020, sipas qarkores së dërguar, është 15 583 802 €, apo 1.2 milion më shumë se buxheti i këtij viti”, ka deklaruar Mazreku. Ai po ashtu ka kërkuar nga drejtorët e drejtorive, që ti bëjnë planifikimet me kohë, edhe pse tashmë kanë filluar të punohet në hartimin e buxhetit.

Në mbledhjen e sotme, edhe drejtorët e drejtorive tjera komunale, kanë raportuar për aktivitetet e javës së kaluar dhe planifikimet për javën në vijim.

Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, ka bërë të ditur se më datë 25 maj, do të mbahet testi i arrtishmërisë, për 37 shkollat e komunës sonë dhe për mbajtjen e testit, drejtoria i ka bërë të gjitha përgatitjet./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.