21-11-2024

Malishevë: Komuna reagon pas njoftimit të IKSHPK-së se vdiqën tre qytetarë nga Covid-19

Në Komunën së Malishevës, gjatë 24 orëve te fundit, kanë vdekur tre persona, ndërsa janë regjistruar edhe 21 raste të reja me Covid-19.

Referuar njoftimit të komunës., këto të dhëna janë konfirmuar nga IKSHPK, si dhe nga kontaktet me rastet në terren.

“Për sqarimin e drejtë të opinionit, njëri nga të vdekurit, ka qenë i konfirmuar më herët me covid-19, ndërsa rasti i dytë është konfirmuar sot, sipas raportit të lëshuar, konfirmimi është bërë pas vdekjes, ndërsa rasti i tretë, asnjëherë nuk është i konfirmuar si person i prekur me covid-19. Rastet e regjistruar sot, vijnë nga këto vendbanime: Temeqinë 6 raste, Malishevë 3 raste, Vërmicë dhe Banjë nga 2 raste, dhe nga 1 rast në Bellanicë, Dragobil, Drenoc, Gurbardh, Turjakë, Ngucat, Carrallukë dhe Lubizhdë”, thuhet në njoftim.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 628 raste, prej tyre 493 janë shëruar, 39 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 96 persona.

Asnjë koment

Comments are closed.