Malishevë: Nëntë të testuarit për koronavirus rezultojnë negativ
Nga Komuna e Malishevës, sot janë testuar nëntë persona, shumica prej tyre pacientë në dializë, dhe të gjithë kanë dalë negativ.
Kjo është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përmes komunikimit zyrtar me Komunën e Malishevës, njofton Klan Kosova
Gjendja aktuale me COVID-19 në Malishevë është kjo:
73 të prekur
55 të shëruar
1 me fatalitet
Ndërsa në shërim e sipër janë edhe 17 persona.