Malishevë: Rrahje në një aheng familjar
Policia ka njoftuar se në Berishë të Malishevës është arrestuar një person i dyshuar, i cili në një aheng familjar, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një person tjetër, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.
Në raport thuhet se viktima ka pësuar lëndim trupor në pjesën e syrin dhe pas tretmanit mjekësor në qendrën e mjekësisë familjare Malishevë, është liruar.
Pas intervistimit i dyshuari me vendimin e prokurorit lirohet, kurse rasti është në hetim.