26-04-2024

Malishevë: Testohen 28 mësimdhënës, 1 i infektuar me COVID-19

Testime janë kryer edhe në shkollat e Malishevës. Në shkollat e kësaj komune, aktualisht është vetëm një mësues i infektuar.

“Janë testuar 28, prej të cilëve një ka dalë me COVID-19, por që është shëruar. Më pas janë testuar edhe pesë mësimdhënës, por që vetëm një ka dalë pozitivë dhe ky është rasti i vetëm aktiv. Në total janë kryer 33 testime. Raste të mbylljes së shkollave nuk ka pasur në Malishevë”, ka thënë Blerim Thaçi, i cili udhëheq Drejtorinë për Arsim./Express/

Asnjë koment

Comments are closed.