03-05-2024

Malishevë: Vdes këmbësori i aksidentuar mbrëmë

Një këmbësor i aksidentuar mbrëmë rreth orës 17:00,  në fshatin Dragobil të Malishevës ka vdekur.

Policia ka njoftuar se në aksident janë përfshirë një automjet me vozitës të pa njohur dhe një këmbësor, ku si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, viktima ka vdekur në QKUK.

Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML, ndërsa rasti po hetohet nga policia.

Asnjë koment

Comments are closed.