Malishevë: Vdes veterani dhe eprori i ish-UÇK-së, Shpejtim Hazrolli
Ka vdekur veterani dhe eprori i ish-UÇK-së, Shpejtim Hazrolli. Lajmi është konfirmuar nga Komuna e Malishevës të martën.
Hazrolli 52-vjeçar ishte nga fshati Banjë i Malishevës.
“Eprori Hazrolli, ishte njëri prej luftëtarëve të parë i cili i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjatë tërë luftës çlirimtare kishte treguar heroizëm të pashoq, si dhe ishte një organizator i jashtëzakonshëm, gjë për të cilën edhe ju dha detyra e udhëheqjes në një njësi të caktuar brenda organizmit ushtarak të UÇK-së. Veterani i luftës, Hazrolli, së bashku me tërë familjen e rrethin e tij, ishin pjesë e luftës çlirimtare, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.