Malishevë: Vetplagoset duke manipuluar me pistoletë
Në fshatin Marali të Malishevës, një person është vetplagosur gjatë manipulimit me pistoletë.
Sipas policisë, si pasojë e lëndimeve të marra është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë pa municion.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.