25-03-2025

Maloku dëshmon për dy oficerët e UÇK-së: Përmes përgjimeve të tij mësonim shumëçka

Naim Maloku i ka vlerësuar lartë kontributet e dy oficerëve shqiptarë të UÇK-së, Driton Goxhaj dhe Safet Sulo.

Gjatë marrjes në pyetje nga prokurori i Specializuar i Gjykatës Speciale në Hagë, James Pace, ushtaraku Maloku tha se Sulo ishte një oficer që kishte ardhur nga Zvicra për t’iu bashkuar UÇK-së në Kosovë.

“Safet Sulo ka qenë një oficer që kishte ardhur nga Zvicra. Ka qenë i vetmi oficer në UÇK që e ka pasur të kryer akademinë e radiolidhjeve”, tha ai.

“Ai e bënte edhe përgjimin e komunikimeve të forcave serbe, atyre policore dhe ushtarake. Dhe, përmes atyre përgjimeve ne mësonim shumëçka. Kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm në drejtorinë operative të Shtabit të Përgjithshëm”, shtoi Maloku.


I pyetur për rolin e Dilaver Goxhajt në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, Maloku tha se ushtaraku nga Tirana kishte rol të lartë në shtab, por se nuk e “di saktësisht” çfarë roli.

“Ai ka ardhur kur është vendosur Agim Çeku për shef të Shtabit dhe unë nuk di se çfarë roli ka pasur Dilaver Goxhaj në Shtabin e Përgjithshëm. Shpëtimi ka mund me pasë një rol të lartë në SHP, logjika ime thotë që ai është dashur të jetë diku në drejtorinë operative për shkak se ka qenë oficer i lartë, ose siç themi në në terminologji ushtarake: oficer madhor”, tha Malo./PR

Asnjë koment

Comments are closed.