Mamografi falas në Spitalin e Prizrenit për familjarët e dëshmorëve dhe kategoritë e luftës
Familjarët e ngushtë të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe të të përndjekurve politikë do të mund të përfitojnë nga shërbimet e mamografisë falas çdo ditë, deri në fund të vitit 2026, në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.
Kryetari i degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) në Prizren, Isa Berisha, ka njoftuar se marrëveshja është arritur sot, gjatë takimit me drejtorin ekzekutiv të Spitalit të Prizrenit, Osman Hajdari, dhe bashkëpunëtorët e tij. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të shoqatave të familjeve të dëshmorëve, të invalidëve të luftës, të të përndjekurve politikë dhe të OVL-UÇK-së.

Berisha ka bërë të ditur se për të përfituar nga ky shërbim, duhet të plotësohen këto kushte:





