MAP njeh Kuvendin e jashtëzakonshëm të ‘Lirisë’ së Prizrenit

Legjitimiteti i Kuvendit të jashtëzakonshëm të Klubit Futbollit ‘Liria’ e Prizrenit është konfirmuar nga Ministria e Administratës Publike (MAP).

Pas mbajtjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm të KF “Liria” me 16 dhjetor 2019, Komisioni i zgjedhur në Kuvend, i ka njoftuar Institucionet përgjegjëse, Departamentin për OJQ të Ministrisë së Admistratës Publike dhe Federatën e futbollit të Kosovës dhe ka marr konfirmimin për legjitimitet.

“Departamenti për OJQ në Ministrinë e Administratës Publike, përmes një letër-konfirmimi, vërteton se Kuvendi i jashtëzakonshëm është legjitim dhe me KF “Liria” udhëheq Komisioni i zgjedhur nga ky Kuvend”, thuhet në letërkonfirmim të MAP-së.

Referuar një njoftimi të Komisionit për menaxhimin e KF “Liria” edhe Federata e Futbollit të Kosovës vërteton legjitimitetin e Kuvendit të jashtëzakonshëm të mbajtur me 16.12.2019.