29-11-2024

Margarita Xhepa shpërblehet me çmimin ‘Aktorja e Evropës 2021’

Çmimi kryesor për ”Aktorin e Europës 2021” për realizimin më të mirë për këtë vit i takoi Margarita Xhepës, një nga aktoret më të rëndësishme në hapësirën ballkanike, për rolin e Doruntinës në shfaqjen ”Kush e solli Doruntinën” me regji të Laert Vasilit.

Kjo shfaqje e teatrit ”Aleksandër Moisiu” mori edhe çmimin për shfaqjen më të mirë në tërësi.

Shfaqja është një riprodhim sipas romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë.

Mund të jetë një imazh i teksti

Vendimet për çmimet i solli juria ndërkombëtare, e përbërë nga Meto Jovanovski (kryetar), Mimoza Rail dhe Jani Bojaxhi, anëtarë, në Festivalin e 19-të ndërkombëtar teatror ”Aktori i Evropës”, që këtë vit u mbajt online.

Çmimin e madh ”Jacques Lacharier” për monodramën eksperimentale e mori regjisori Mentor Zymberaj për shfaqjen ”Djemtë e Hamletit” nga Nina Mazur, punuar sipas motiveve të tragjedisë ”Hamleti, princi i Danimarkës”, nga William Shakespeare, i Shtëpisë Teatrore dhe filmike AKT dhe qendrës ITI nga Kosova.

Çmimin ”Naum Manivillov i Prespës” e mori aktorja Svetllana Sretenoviç për rolin në shfaqjen ”Letër nga gruaja e panjohur” nga Stefan Cvajg, dramatizim, adaptim dhe regji e Millan Magjarevit.

Çmimin ”Dionisi i Prespës”, për rrëfimin më të mirë kreativ koreografik skenik e mori shfaqja ”Tobelia” e Teatrit të Lubjanës, punuar sipas dramës me të njejtin titull të Ljubomir Gjurkoviç, me regji të Nik Aper dhe koreografi të Rosana Hribar. /atsh/ KultPlus.com

 

Asnjë koment

Comments are closed.