27-09-2021

Pati intervenim kirurgjik, a do të jetë Anton Quni kandidat për kryetar të Prizrenit?

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, e ka konfirmuar kandidaturën e Anton Qunit, deputet në Kuvendin e Kosovës nga kjo parti, për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti. Por, kjo kandidatur do të rishikohet edhe njëherë për shkak të gjendjes shëndetësore të Qunit.

Kështu ka thënë për ‘Gazeta Blic‘ zyrtari i LDK-së në Prizren, Florent Ukaj.

Ukaj, thekson se aktualisht nuk ka ndonjë emër tjetër që ka shprehur interesim për këtë pozitë. Derisa, thotë se ditëve në vijim së bashku me strukturat do të vendoset për kandidaturën e Qunit.

“Për momentin është Anton Quni, ditët në vijim do të bisedojmë edhe me strukturat të shohim se çka do të vendoset për shkak të gjendjes shëndetësore. Për momentin Anton Quni është kandidat. Aktualisht nuk ka emra të tjerë”, deklaron Ukaj.

Asnjë koment

Comments are closed.