23-11-2024

Masa të ashpra për mantel-bardhët që marrin ryshfet

Pas informacionit të QKUK-së se ka larguar përkohësisht nga puna F.C. për shkak se u kap në flagrancë për marrje ryshfeti, ka reaguar ministri i Shëndetësisë Uran Ismajli.

Ai përmes një statusi në Facebook paralajmëron personelin shëndetësor që secili që zihet duke marrë ryshfet, do të ballafaqohen me ligjin, pasi që në asnjë formë nuk do të lejojë që spitalet e Kosovës të bëhen strehë e korrupsionit.

Postimi i plotë:

Nuk po i përmirësojmë kushtet në Institucionet Publike Shëndetësore që ato të bëhen streha të korrupsionit. Të gjithë ata që mendojnë se do të mund të keqpërdorin detyrën zyrtare duke vjedhur qytetarët tanë do të ballafaqohen me ligjin. U njoftova nga drejtoria e SHSKUK-së për suspendimin e menjëhershëm të punëtores në lidhje me rastin e marrjes së ryshfetit. Arrestimet dhe largimet nga puna janë të vetmet përgjigje që kemi për ta.

Asnjë koment

Comments are closed.