12-02-2025

Masa:kroi prindërit e ish-të dashurit e trupat i futi në valixhe, dënohet me burg shqiptarja

Shqiptarja Elona Kalesha është dënuar zyrtarisht me 30 vite burg për vrasjen e prindërve të ish-të dashurit, Teuta dhe Shpëtim Pasho.

Trupat e çiftit u gjetën në katër valixhe në një fushë në Solliciano, Firence, në dhjetor të vitit 2020, pesë vjet pas zhdukjes së tyre.

Kalesha ishte e dyshuara e vetme për vrasjen e prindërve të ish-të dashurit të saj.
Brenda pak ditësh, karabinierët arritën të zbulonin se ato trupa i përkisnin Shpëtim dhe Teuta Pashos, një çifti shqiptar i cili ishte zhdukur që nga 1 nëntori i vitit 2015.

Hetimi u fokusua në rrethin familjar dhe brenda pak ditësh u zbulua se autorja ishte Elona Kalesha, e dashura e djalit të çiftit Pasho, Taulantit.

 

Asnjë koment

Comments are closed.