04-12-2020

Masat e reja: Ndryshon lista e qyteteve në zonën e kuqe, ja ku radhitet Prizreni

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se masat e reja për ndryshimin e kritereve për kategorizimin nëpër zonat e rrezikshmërisë nëpër komunat e Kosovës.

Në njoftim thuhet se masat e reja do të futen në fuqi që nga sonte, 20 nëntor, shkruan Gazeta Express.

Komunat e reja të cilat janë futur në zonë të kuqe të rrezikshmërisë përfshijnë Mitrovicën, Leposaviqin, Zubin Potokun, Lipjanin, Kamenicën, Novobërdën dhe Zveçanin.

Njoftimi i plotë i MSH’së:

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga sonte (20 nëntor 2020), do të jenë në fuqi masat e reja për komunat e Kosovës, sipas kategorizimit të ri lidhur me numrin e të infektuarve në 100 000 banorë.

🔴Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë apo komunat me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

Në këtë zonë janë 18 komuna:

Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut dhe Kamenica.

🟡Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm, apo komunat prej 76 deri në 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

Në këtë zona janë 14 komuna:

Prizreni, Klina, Deçani, Drenasi, Malishevë, Suhareka, Novobërda, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Kaçaniku, Kllokoti, Rahoveci dhe Skenderaj.

🟢Në zonën e gjelbër bëjnë pjesë komunat me rrezik të ulët apo komunat prej 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

Në këtë zonë bëjnë pjesë 6 komuna:

Mamusha, Dragashi, Shtërpca, Juniku, Istogu dhe Hani i Elezit

Asnjë koment

Comments are closed.