Masat e reja nga e hëna/ Vitia sot diskuton me kryetarët e komunave
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të zhvilloj sot një takim virtual me kryetarët e komunave, për të diskutuar masat e reja të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga data 27 shtator.
Këtë për “Indeksonline”, e kanë konfirmuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.
“Sot kemi mbledhje në ora 14:00. Presim të merret vendimi për rishikim të masave. Situata fatmirësisht është përmirësuar. Numri i të vdekurve dhe rasteve është ulur. Të lehtësohen masat në gastronomi, të nis mësimi”, ka thënë drejtori ekzekutiv i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi.
Një ditë më parë, ministri Arben Vitia ka paralajmëruar se më masat e reja do të hyjnë në fuqi nga e hëna.
Poashtu ai ka bërë me dije se të gjithë personat që duan të hyjnë brenda hapësirave të lokaleve të gastronomisë, duhet të kenë certifikatën e vaksinimit ose testin anti covid.
Zv- ministri i Arsimit, Dukagjin Popovci ka konfirmaur për “Indeksonline”, se sot osë më së largu të premten presin të merret vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor nga data 27 shtator me prezencë fizike në shkolla.