25-04-2024

Masat e reja nga e hëna/ Vitia sot diskuton me kryetarët e komunave

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të zhvilloj sot një takim virtual me kryetarët e  komunave, për të diskutuar masat e reja të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga data 27 shtator.

Këtë për “Indeksonline”, e kanë konfirmuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

“Sot kemi mbledhje në ora 14:00. Presim të merret vendimi për rishikim të masave. Situata fatmirësisht është përmirësuar. Numri i të vdekurve dhe rasteve është ulur. Të lehtësohen masat në gastronomi, të nis mësimi”, ka thënë drejtori ekzekutiv i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi.

Një ditë më parë, ministri Arben Vitia ka paralajmëruar se më masat e reja do të hyjnë në fuqi nga e hëna.

Poashtu ai ka bërë me dije se të gjithë personat që duan të hyjnë brenda hapësirave të lokaleve të gastronomisë, duhet të kenë certifikatën e vaksinimit ose testin anti covid.

Zv- ministri i Arsimit, Dukagjin Popovci ka konfirmaur për “Indeksonline”, se sot osë më së largu të premten presin të merret vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor nga data 27 shtator me prezencë fizike në shkolla.

Asnjë koment

Comments are closed.