Masat e reja: Reduktohet orari i gastronomisë, mbyllen klubet e natës
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës janë miratuar masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në Kosovë, sipas propozim vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Masat do të ndikojnë disa sektorë, ku nga 20 gushti deri më 1 shtator do të mbyllen klubet e natës, do të reduktohet orari i gastronomisë vetëm deri në orën 22:30.
Ministri i MSh-së, Arben Vitia në mbledhjen e Qeverisë, theksoi se masat për ruajtjen e shëndetit publik janë kritike për të parandaluar përhapjen më të gjerë të virusit dhe të vdekjeve nga sëmundja.
“Asnjë person që është vaksinuar nuk ka vdekur nga varianti Delta”, tha ai./Gazeta Blic