12-05-2024

Masat e reja: Reduktohet orari i gastronomisë, mbyllen klubet e natës

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës janë miratuar masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në Kosovë, sipas propozim vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Masat do të ndikojnë disa sektorë, ku nga 20 gushti deri më 1 shtator do të mbyllen klubet e natës, do të reduktohet orari i gastronomisë vetëm deri në orën 22:30.

Ministri i MSh-së, Arben Vitia në mbledhjen e Qeverisë, theksoi se masat për ruajtjen e shëndetit publik janë kritike për të parandaluar përhapjen më të gjerë të virusit dhe të vdekjeve nga sëmundja.

Mund të jetë një imazh i teksti

Kryeministri Kurti në fillim të mbledhjes, ka ftuar qytetarët që të vaksinohen kundër Covid-19. Kurti shtoi se marrja e masave të reja është e domosdoshme që të ruhet shëndeti publik.

“Asnjë person që është vaksinuar nuk ka vdekur nga varianti Delta”, tha ai./Gazeta Blic

 

Asnjë koment

Comments are closed.