02-12-2024

MASHT-i vendos t’i shtojë në shkolla psikologë e pedagogë, por kërkon përvojë 3-vjeçare

Çdo vit, rreth 30 studentë diplomojnë në degën e Psikologjisë e degën e Pedagogjisë.

Por, shumë pak prej tyre arrijnë ta ushtrojnë profesionin në sektorin e arsimit.

E, së fundmi, Ministria e Arsimit ka hapur një konkurs për këto drejtime, që të diplomuarit e tyre të punojnë nëpër shkolla në disa komuna të Kosovës, raporton KTV.

Por, ky konkurs ka nxitur shumë reagime, për disa prej kritereve që ka përcaktuar MASHT-i.

Një prej tyre është edhe përvoja prej së paku 3 vjetësh në arsim.

E, nga Fakulteti i Edukimit që ka në përbërje degën e Pedagogjisë, thonë që janë të rrallë ata që e plotësojnë këtë kriter.

Ndërsa, për Shoqatën e Psikologëve të Kosovës, ky kriter mund të jetë edhe gabim procedural.

Por, në Ministrinë e Arsimit thonë që kriteri është i nevojshëm për shkak të detyrave që bien mbi këto dy profile dhe përgjegjësitë shkaku i punës me mësimdhënës, nxënës e prindër.

E, numri i psikologëve e pedagogëve rezulton relativisht i vogël nëpër shkollat e Kosovës.

Në Komunën e Gjakovës, në 46 shkolla fillore e të mesme janë vetëm tre psikologë e dy pedagogë.

Në Gjilan, në 39 shkolla janë vetëm tre psikologë e dy pedagogë.

Për drejtoritë e Arsimit të këtyre komunave, ky numër nuk është i mjaftueshëm për t’ua ofruar nxënësve ndihmën e nevojshme.

Asnjë koment

Comments are closed.