Maska mbrojtëse për fytyrë, donacion i vullnetarëve për spitalin e Prizrenit
Drejtori i spitali i përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Prof. Ass. Dr .Afrim Avdaj, nga një grup i vullnetarëve, sot ka pranuar një donacion prej 40 maska për fytyrë për personelin shëndetësor.
Në emër të grupit të vullnetarëve donacioni është dorëzuar nga Prof. Dr. Shaban Buza.
“Maskat janë prodhuar në Printer 3 D dhe janë të kompletuara me pajisje përcjellëse nga vullnetmirët që punojnë në shtëpi ose studio nga materialet që dhurohen ose që posedohen nga vet ata. Maskat janë dhurime humanitare për t’i mbrojtur punëtorët shëndetësor në ballafaqimin e tyre si vijë e parë e “frontit” kundër virusit COVID-19″, thuhet në njoftimin e spitalit.
Andaj, në emër të grupit vullnetarë falënderoj mantilbardhët që po punojnë që të na shpëtojnë neve”,- tha Prof. Dr. Shaban Buza, gjatë dorëzimit të donacionit.
Në emër të spitalit ka falënderuar drejtori Avdaj, i cili ka angazhuar komisionin për menaxhimin e situatës me COVID-19, që maskat të vihen në përdorim nga personeli shëndetësor që është në kontaktet e drejtpërdrejt me rastet e dyshuara me COVID-19.