25-04-2024

“Mazhoranca në luftë me vetveten, duan të votojnë për Trustin, lideri i tyre suprem i thërret për rezistencë”

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit nga Glauk Konjufca.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se sot ata ikën nga seanca, por nesër nuk mund të ikin nga populli.

Musliu ka shtuar se mazhoranca është në luftë me vetveten, derisa arsyet i thërret të votojnë për Trustin, e nuk i lejon lideri i tyre suprem.

Postimi i saj i plotë:

Sot ikën nga seanca por nesër nuk do të mund të ikin nga populli.

Shumica parlamentare është në luftë me vetveten. Arsyeja i thërret të votojnë për Trustin, ndërsa lideri i tyre suprem i thërret për rezistencë.

Asnjë koment

Comments are closed.