Mbahet testi me shkrim për kandidatë për prokurorë të rinj të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka organizuar mbajtjen e testit me shkrim, në kuadër të procesit të rekrutimit të njëzetekatër (24) prokurorëve të rinj të shtetit, i cili është duke u mbajtur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se në testin me shkrim janë duke marrë pjesë 281 kandidatë, prej tyre 150 meshkuj dhe 131 femra, prej të cilëve dy janë pjesëtarë nga radhët e minoriteve.
Kryesuesi i Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, Blerim Isufaj, së bashku me anëtarët e tjerë, është duke mbikëqyrë rrjedhën e mbajtjes së testit me shkrim.
“Ky proces është duke zhvilluar edhe nën mbikëqyrjen e monitoruesve të EULEX-it dhe OSBE-së”, thuhet në njoftim.
Tutje, theksohet se Këshilli Prokurorial i Kosovës bën të ditur se do të japë informacione me kohë për rrjedhën e procesit të mëtejshëm