13-06-2021

Mbërrijnë në Shqipëri 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer

Kanë mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” mbrëmjen e së hënës 11,700 doza të tjera të vaksinës së prodhuar nga Pfizer.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook.

Sipas kreut të qeverisë, deri më tani  kanë mbërritur më shumë se 760 mijë vaksina.

Siç thuhet edhe në postim, kjo ngarkesë vaksinash vjen sipas kalendarit të lëvrimit që qeveria shqiptare ka siguruar.

Asnjë koment

Comments are closed.