23-11-2024

Mbeturina të shumta në lagjen “Edit Durham” në Prizren, qytetarët të shqetësuar

Hedhja e mbeturinave vend e pa vend nga qytetarët po rrezikon edhe shëndetin e tyre.

Me një problem të tillë janë duke u përballur edhe qytetarët e lagjes “Edit Durham” në komunën e Prizrenit.

Në disa fotografi që një qytetar i kësaj lagje ka dërguar në adresë të Telegrafit, shihet gjendja e keqe e kësaj lagjeje shkaku i numrit të madh mbeturinave.

Qytetarët kanë treguar se shqetësimin e tyre e kanë shprehur edhe në Komunën e Prizrenit, mirëpo sipas tyre në komunë iu kanë thënë se janë në proces gjyqësorë me kompaninë për heqjen e mbeturinave.

Ata kanë shtuar se nëse këto mbeturina nuk largohen rrezikohet të përhapet ndonjë epidemi. /Telegrafi/

Asnjë koment

Comments are closed.