01-12-2020

Mbi 1.400 gjoba trafiku orëshin e fundit

Policia e Kosovës ka dhënë informacionet e fundit në vend.

Përmes raportit 24 orësh, bëhet e ditur se brenda një ditë në territorin e Republikës së Kosovës kanë ndodhur gjithsej 35 aksidente në trafikun rrugor. 17 nga to më të lënduar, ndërsa 18 me dëme material.

E, për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit janë shqiptuar 1446 gjoba.

Për vepra të ndryshme penale, sakaq në pranga kanë përfunduar 38 persona si të dyshuar, 14 nga ta janë dërguar në mbajtje, deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë. Ndërsa një në vuajtje të dënimit./Indeksonline

Asnjë koment

Comments are closed.