01-05-2024

Mbi 1 mijë qytetarë u gjobitën në mungesë të maskës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin, për mos respektim të ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, ka shqiptuar mbi 1 mijë gjoba.

Janë saktësisht 1 mijë e 133 gjoba të shqiptuara ndaj atyre që nuk kanë pasur maska apo nuk kanë përfillur distancën.

 

Ndryshe Policia e Kosovës ka qenë shumë aktive këtyre ditëve nëpër rrugët e qyteteve të Kosovës, kjo pas rasteve të shumta  të të prekurve me Covid në dy javët e fundit./IndeksOnline

 

Asnjë koment

Comments are closed.