26-04-2024

Mbi 100 të infektuar me Koronavirus në shkollat e Prizrenit, shumica nxënës

Përhapja e infektimeve nga virusi famëkeq ka prekur edhe nxënësit, mësimdhënësit dhe stafin e instuticioneve arsimore në Prizren.

Drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj- Gutaj, ka thënë për Televizonin e Prizrenit se nga raportet prej terrenit del se nga data 17 janar janë të konfirmuara 92 raste të nxënësve të infektuar, 10 mësimdhënësve, një edukatori dhe një ndihmës kuzhinieri.

Sipas saj, më së shumti të infektuar apo 14 nxënës ka në shkollën e Ortakollit, pastaj në gjimnazin “Gjon Buzuku” 7 nxënës dhe një mësimdhënës, në shkollën “Dëshmorët e Kabashit”,  në “Emin Duraku”, në Piranë një mësues, 4 nxënës në shkollën “Fatmir Berisha”, në shkollën e mjekësisë një mësimdhënës dhe 3 nxënës, etj.

Për shkak të gjendjes së krijuar, mësimi në disa klasa po zhvillohet online, por përkundër këtyre rasteve, gjendja është në kontroll dhe nuk ka vend për shqetësim, që mund të dëmtojë procesin mësimor.

Drejtoresha e DKA-së tha se ka arritur një marrëveshje me DKSH dhe QKMF-në, që të kryejnë teste rapide me nxënësit për Covid-19 në shkollat ky dyshohet se mund të ketë infektime të mundshme, dhe me qëllim që të parandalohet shkalla e infektimeve të reja.

Asnjë koment

Comments are closed.