07-06-2026

Mbi 16 mijë qytetarë për herë të parë kanë të drejtën e votës më 7 qershor

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit do të shënojnë një moment të veçantë për mijëra të rinj në Kosovë, të cilët do të marrin pjesë për herë të parë në një proces zgjedhor.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), 16,934 qytetarë që kanë mbushur moshën 18-vjeçare pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 do të votojnë për herë të parë.

Lista preliminare e votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit përfshin gjithsej 2,092,174 votues. Ndërkaq, numri i përgjithshëm i votuesve të rinj që do të marrin pjesë për herë të parë në votime arrin në 22,131 persona.

Nga ky numër, 16,933 janë qytetarë që kanë arritur moshën madhore pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, ndërsa 5,198 të tjerë janë persona të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil ose qytetarë që kanë rikthyer shtetësinë e Kosovës.


 

Të dhënat tregojnë se nga 16,934 votuesit e rinj, 8,752 janë meshkuj, që përbëjnë 51.68 për qind të totalit, ndërsa 8,182 janë femra, ose 48.31 për qind.

Pjesëmarrja e këtyre votuesve të rinj konsiderohet një element i rëndësishëm për procesin demokratik dhe përfaqësimin e brezit të ri në vendimmarrjen politike të vendit.

Asnjë koment

Comments are closed.