21-10-2026

Mbi 2.500 tiketa trafiku dhe 20 të arrestuar brenda 24 orëve, Policia publikon statistikat

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2,501 tiketa trafiku dhe ka arrestuar 20 persona gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë, në vend janë regjistruar 54 aksidente trafiku, prej të cilave 25 me persona të lënduar dhe 29 me dëme materiale.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet.

Nga personat e arrestuar, shtatë janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy persona janë në ndalim policor. Po ashtu, tre persona janë duke vuajtur dënimin.

Të dhënat pasqyrojnë aktivitetin policor dhe gjendjen e sigurisë në trafik gjatë 24 orëve të fundit.

 

Asnjë koment

Comments are closed.