05-10-2024

Mbi 200 mijë euro tender për trajtimin e qenve endacakë në Prizren, fitues një biznes privat

Komuna e Prizrentit ka shpërblyr me kontratë një biznes individual që do të bëjë trajtimin e qenëve endacakë të kësaj komune.

Vlera e kontratës me të cilën është shpërblyer Fidan Krasniqi biznes individual në vlerë 217 mijë euro.

Krasniqi ka treguar detaje për mënyrën se si do të trajtohen qenntë endacak në komunën e Prizrenit.

“Me kontratë siç  është e paraparë duhet me i kap dhe i dërgojmë në strehimore ku qëndrojnë 72 orë. Më pasta iu bëhet kastimi, sterelizim. Nëse janë femra sterilizohen nëse janë meshkuj kastrohen.”, tha Krasniqi.

I gjithë procesi për trajtimin e një qeni komunës përllogaritet se i ka kushtuar 80 euro. Pas trajtimit të tyre ata lihen të lirë në qytet.

“Kastrim sterilizimi afërsisht 80 euro për një qenë. E kemi ekipin del me anestetik i gjuan ata binë në gjumë. I dërgojmë në strehimore, kryhen procedurat. Nëse kanë ndonjë problem me zgjebë apo diç ka tjetër trajtohen smundjet në kohë të shkurtër dhe lëshohen prapë. “, tha Krasniqi./IO

Dokument:

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.