Gjatë javës që po lëmë pas, në Prizren janë regjistruar 54 lindje.
Mbështetur në shënimet e maternitetit të spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” del se numri më i madh i të porsalindurve është i gjinisë femërore, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Këtë javë gjithsej kanë ardhur në jetë 30 vajza apo 6 më shumë se sa djem, numri i të cilëve është 24.
Gjatë kësaj jave nuk ka pasur lindje gemellare (binjak).
Mdërkaq, derisa mund të sigurojmë shënime për rastet e lindjeve, në Komunën e Prizrenit mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite apo jave, si dhe largimet apo lëvizjet e qytetarëve. /GazetaePrizrenit.net/