23-04-2024

Ponte Prizreni vazhdon me fitore, mposht Trepçën

 

Ponte Prizreni po vazhdon me formë të mirë edhe në xhiron e pestë të Superligës në basketboll.

Prizrenasit këtë herë triumfuan ndaj Trepçës me rezultatin 88-78.

Takimi ishte shumë interesant, me mitrovicasit që e mbyllen çerekun e parë në avantazh të ngushtë 20:23, por Ponte arriti ta mbyll pjesën e parë 44:41.

Fraksioni  dytë vazhdoi me lojë të ngushtë, kjo bëri që çereku i tretë të mbyllet i barabartë 19:19, por që në atë të fundit, Prizreni e morri kontrollin e ndeshjes duke triumfuar në fund, 88:78.

A.J Sanders e Malcolm Canada me nga 18 pikë dhe Mendrit Ademi me 13 sosh, ishin më të mirët te Ponte Prizreni.

Tek Trepça nuk mjaftuan 30 pikët e D.J Hanes.

Ponte Prizreni arrin fitoren e tretë radhazi të stinorit, kurse Trepça humbjen e katërt nga po aq ndeshje./Insporti.com

Asnjë koment

Comments are closed.