Mbishkrimet ‘UÇK’ në objektin e ambasadës së Serbisë në Vjenë shkaktojnë panik tek serbët
Në objektin e ambasadës së Serbisë në Austri në mëngjesin e sotëm ishin parë mbishkrimet ‘UÇK’.
Pas kësaj ka reaguar ambasada e Serbisë duke kërkuar që të shtohen masat e sigurisë.
Për të dramatizuar më shumë këtë, Sekretari i Shtetit serb Ivica Tonçev udhëtoi për në Vjenë, shkruajnë mediat serbe.
Në një deklaratë për media ai ka thënë se për misionet diplomatike dhe konsullore të Serbisë kujdeset vendi pritës, në këtë rast Austria.
“Ne presim që autoritetet austriake në një kohë të shkurtër të mundshme t’i gjejnë autorët e kësaj pune” tha Tonçev.
Ndërsa për gjestin ka thënë se kjo tregon që Serbia është duke bërë një punë të mirë, pasi po i nervozon shqiptarët.
“Sa për shqiptarët, unë mendoj se kjo shfaq nervozizëm dhe pakënaqësia është në rritje për shkak se Serbia pa dyshim është duke bërë një punë të mirë” tha sekretari serb./Indeksonline