Fakulteti Ekonomik sot organizon mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së profesorit shumëvjeçar, Prof. Dr. Partizan Shuperka.
Prof. Dr. Partizan Shuperka nga Prizreni ka qenë doktori më i ri në moshë i shkencave ekonomike në trojet shqiptare dhe mbetet një prej figurave më të ndritura të fushës së ekonomisë.
Mbledhja mbahet në Amfiteatrin e vogël të Fakultetit Ekonomik në ora 11:00.