Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot për të certifikuar rezultatet e zgjedhjeve për komunën e Prizrenit dhe Kllokotit.
“Ju njoftoj se sot (e mërkurë, 1 dhjetor, ora 15:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është certifikimi i rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Prizrenit dhe Kllokotit”, thuhet në njoftim.