Mbushet kapaciteti i tregut të automjeteve, policia nuk po i lejon qytetarët tjerë të futen brenda
Policia e Kosovës nuk është duke lejuar që të hynë qytetarë të tjerë në tregun e automjeteve në Fushë-Kosovë, në kuadër të aksionit që është duke u zhvilluar ende.
Ndalimi i qytetarëve të tjerë në këtë treg është duke u bërë në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës, ku ky treg lejohet që të operojë me vetëm 40% të kapaciteteve.
IndeksOnline raportoi edhe më herët se policia është duke qëndruar tek hyrja e tregut dhe është duke shpërndarë gjoba për të gjithë ata që po i shkelin masat e vendosur nga Qeveria e Kosovës
Po ashtu Policia e Kosovës i ka dënuar qytetarët të cilët nuk kanë bartur maska.
Lexo edhe: