07-10-2024

Mbyllen katër komuna paralele ilegale në Vranisht të Dragashit ( Video )

Katër komuna të cilat operonin ilegalisht në fshatin Vranisht të Dragashit për vite të tëra, janë mbyllur sot,

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se këto komuna lëshonin dokumente për komunën e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit.

Sot në fshatin Vranisht të Dragashit mbyllëm 4 komuna paralele që kanë operuar ilegalisht për gjithë këto vite. Në këtë fshat kundërligjshëm kanë vepruar dhe lëshuar dokumente për komunën e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit. Nga sot ajo më nuk operon.

Republika e Kosovës është shtet unitar dhe si e tillë nuk do të lejojë asnjë paralelizëm kundërkushtetues”, shkroi ministri Krasniqi në Facebook, u bashkëngjiti edhe pamjet nga aksioni.

/GazetaSinjali/

Asnjë koment

Comments are closed.