Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit – këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Sot u mbajt gjysmëfinalja e parë e festivalit të njohur të këngës Eurovision Song Contest, ku nikoqire e edicionit të sivjetmë është Suedia.
Në mbrëmjen e sotme kanë performuar 15 shtete, prej të cilave 10 prej tyre janë kualifikuar në finalen e madhe që mbahet të shtunën më 11 maj.
Vendet të cilat kanë siguruar biletën për finalen e madhe janë si në vijim:
Serbia;
Portugalia;
Sllovenia;
Ukraina;
Lituania;
Finlanda;
Qipro;
Kroacia;
Irlanda;
Luksemburgu.
Këto vende do të performojnë të shtunën së bashku me vendet tjera që kualifikohen nga gjysmëfinalja e dytë.
Shqipëria që përfaqësohet nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan” do të performojë në gjysmëfinalen e dytë, të enjten më 9 maj.