19-05-2024

Nesër nis ‘beteja’ mes Trepçës dhe Yllit, ja orari i finaleve për titullin kampion

Nesër zyrtarisht fillon “beteja” në mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit për titullin kampion.

Skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione. Ndeshja e parë zhvillohet në Mitrovicë, derisa mund të zhvillohen deri në pesë sfida.

Mitrovicasit përfunduan edicionin e rregullt në vendin e parë me 25 fitore e tri humbje, kurse therandasit në vendin e tretë me 19 fitore e nëntë humbje. Nga tri humbjet ‘Xehetarët’, dy kanë ardhur nga therandasit në garat e rregullta.

Këto dy skuadra ishin takuar në finale të Ligës Unike, që përfundoi me fitoren e mitrovicasve në një sfidë dramatike 66:67.

Trepça ka fituar Kupën dhe Superkupën dhe është në kërkim të trofeut të katërt për këtë edicion.

Në anën tjetër, therandasit duan ta rikthejnë titullin në qytetin e tyre dhe ta fitojnë atë për herë të tretë në histori.

Orari i Finaleve

9 Maj
19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli
12 Maj
19:00 Golden Eagle Ylli – Trepça
16 Maj
19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli
19 Maj
19:00 Golden Eagle Ylli – Trepça (e mundshme)
23 Maj
19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli (e mundshme)

 

Asnjë koment

Comments are closed.