21-01-2022

Mbyllet një lokal në Prizren, u helmuan shtatë persona

Policia e Kosovës ka njoftuar për mbylljen e një lokali në Prizren.

Lokali është mbyllur nga inspektorët sanitar, pasi dyshohet se shtatë persona janë helmuar me ushqim.Persona që u helmuan u dërguan në spital, ndërsa rasti po hetohet.

Rasti po hetohet nga policia.

“Raportohet se shtatë persona dyshohet se janë helmuar me ushqim, Njësitë relevante policore, një ekipe e ndihmës së shpejtë dhe inspektorët sanitarë kanë dal në vendin e ngjarjes. Personat e helmuar janë dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor, ndërsa lokali ku janë shërbyer me ushqim është mbyllur nga inspektorët sanitar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK./Express/

Asnjë koment

Comments are closed.