25-04-2024

Mbyllet tregu i gjelbërt në Prizren

Inspektorati në Prizren, në kuadër të angazhimeve për zbatimin e masave në parandalimin e përhapjes së virusit Covid- 19, ka vendosur shiritat për mbylljen e tregut të gjelbër në lagjen “ Ortakoll”.

Drejtori i Inspektorateve, Islam Thaçi, thotë se jemi në monitorim të vazhdueshëm të gjendjes, dhe kërkon nga shitësit në këtë treg që t’i përmbahen vendimeve të organeve kompetente për të mos ushtruar veprimtari në këtë gjendje emergjente, në të kundërtën do të pasojnë sanksione ndaj atyre të cilët nuk i përfillin vendimet e institucioneve./tvpz

Asnjë koment

Comments are closed.