27-04-2024

Mbytet me flamur gjatë festimeve për Kupën e Botës, vdes 22-vjeçari në Argjentinë

ARGJENTINË- Një episod i rëndë duket se ka prishur shkëlqimin e festës në Argjentinë. Një tifoz argjentinas u mbyt për vdekje kur flamuri, të cilin e kishte mbështjellë rreth shpatullave, iu kap në motoçikletë.

22-vjeçari, i quajtur në vend si Sebastian Oscar Maciel, vdiq menjëherë. Ai u rrëzua në tokë ndërsa festonte triumfin e Argjentinës në Kupën e Botës të dielën në qytetin Bahia Blanca në provincën e Buenos Aires, rreth 400 milje në jug të kryeqytetit argjentinas.

Burri kishte në një motoçikletë Honda XR 150cc në momentin e ngjarjes. Hetimi vazhdon, por hipoteza fillestare është se ai ka vdekur nga asfiksia.

Argjentinasit anembanë botës festuan në rrugë pas fitores emocionuese të kombit të tyre me penallti në finalen e Kupës së Botës kundër Francës të dielën. Më shumë se 1 milion njerëz u mblodhën rreth monumentit ikonik të Obeliskut në Buenos Aires.

Asnjë koment

Comments are closed.