06-05-2024

Me 47 milion euro mësimdhënësit do të duhej të bëheshin Ajnshtajna!

Greva në sistemin arsimor filloi me 25 gusht të këtij viti. Tash e tre javë asgjë nuk ka ndryshuar për të mirë.

Gjatë këtyre javëve pati akuza e kundërakuza. Ndër të sulmuarit ishin mësimdhënësit e Kosovës, të cilët u ofenduan për përgaditjen profesionale.

Kosova ka Qendrën për Arsimin e Kosovës, e cila është udhëhequr nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci. Ai ka realizuar projekte me dhjetëra milionë euro që kanë pasur për qëllim trajnimin e mësimdhënësve dhe ngritjen e cilësisë në arsim.

Pjesë e këtyre projekteve ishte edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Ajo që nga viti 2010, ajo ka qenë e angazhuar si konsulente, trajnere dhe këshilltare për arsim në programe të ndryshme në institucione vendore dhe ndërkombëtare.

Projektet e Qendrës për Arsim kapin vlerën e rreth 50 milionë eurove.

Lidhur me këto fakte, ka reguar sot profesori Avdi Smajljaj. Ai tha se 47 milionë eurot e qyetarëve  janë bërë rrush e kumbulla.

Sipas tij, me 41 milion euro mësuesit do të bëheshin Ajnshtajna.

Me 47 Milion Euro mësimdhënësit do të duhej të bëheshin Ajnshtajna. 47 MILION Euro para të qytetarëve, të fëmijëve tonë, janë bërë ‘rrush e kumbulla’ nga OJQ-ja e zv.Ministrit kinse për trajnime të mësimdhënësve për cilësi”, ka shkruar ai.

Më tej, Smajljaj shtroi disa pyetje për niveline  cilësisë në arsim dhe tha se populli I Kosovës është vjedhur fort dhe është mashtruar.

Edhe? Ku është niveli i cilësisë në arsim e mësimdhënie? A ka bërë dikush ndonjë vlerësim të këtyre trajnimeve idiote, që me 47 milion Euro tona janë paguar, cili është efekti e outputi i tyre?

A e ka bërë këtë vlerësim ndonjë qeveri, apo vetëm kanë qenë aty për ta përfunduar mandatin, dhe për t’ia vazhduar tenderin OJQ-së në fjalë e OJQ-vë tjera simotra për nga zhvatja e parave të qytetarëve?

Jo vetëm që jemi të vjedhur, por edhe të stërvjedhur, madje edhe fort bile. Tanimë edhe të mashtruar.

Sa të pasuara janë vendet e varfëra (siç jemi ne) për t’u vjedhur, plaçkitur, zhvatur, e grabitur.”, ka shkruar ai në Facebook.

Asnjë koment

Comments are closed.