25-11-2024

Me 89 vota shpërndahet Kuvendi, tash s’ka skenar tjetër përveç zgjedhjeve

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro shpërndarjes së Kuvendit, duke i hapur kështu rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Express

Për shpërndarje kanë qenë 89 vota pro, ndërsa 1 kundër dhe 2 abstenime, derisa 105 deputetë ishin të pranishëm në sallë.

Kjo seancë e jashtëzakonshme u caktua ditë më parë në kryesi të Kuvendit, kjo pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit. I njëjti njoftoi për dorëheqjen e tij pas ftesës që mori për në Hagë në cilësinë e të dyshuarit.

Si pikë e parë e rendit të ditës, ndërkaq ishte edhe votimi i marrëveshjes IPA, e cila kaloi me 103 vota pro dhe asnjë kundër. Në sallë munguan deputetët e Listës Serbe.

Asnjë koment

Comments are closed.